Birësim Vendas
Κush mund të aplikoj për birësim vendas?
- Shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të birësojnë fëmijë shqiptarë, mund të aplikojnë për birësim vendas drejtpërdrejt pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Birësimeve.
- Shtetasit e huaj, rezidentë prej dy vjetësh në Republikën e Shqipërisë, mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit Shqiptar të Birësimeve, vetëm nëse legjislacioni i tyre kombëtar e lejon birësimin.
- Shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë Republikës së Shqipërisë, mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit Shqiptar të Birësimeve, me kusht që vendimi gjyqësor shqiptar i birësimit të sjellë pasoja juridike në vendin e tyre të rezidencës.
DOKUMENTAT QЁ DUHET TЁ PLOTЁSOJNЁ APLIKANTЁT PЁR BIRЁSIMIN VENDAS
1.Kёrkesё pёr motivin e birёsimit drejtuar Komitetit Shqiptar tё Birёsimeve
– Arsyet pse dёshiron tё birёsojё, fёmija qё dёshiron tё presё (seksi, mosha, fёmijё me nevoja tё veҫanta ose jo, etj).
- Tё dhёna mbi Gjendjen Civile
– Ҫertifikatё lindjeje, familjare, martese.
- Raport mjekёsor dhe historia mjekёsore familjare
– Raport mjeko – ligjor nga komisioni ku shprehet i aftё pёr tё birёsuar njё fёmijё;
– Epikrizё – Histori mjekёsore lёshuar nga mjeku i familjes ose i njёsisё ku banon, atje ku ka kartelёn mjekёsore;
– Analizat e SIDA-s dhe Hepatitit.
- Vёrtetim i Gjendjes Gjyqёsore, lёshuar nga Sektori i Gjendjes Gjyqёsore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
– Dёshmi Penaliteti.
- Vёrtetime tё punёsimit dhe tё tё ardhurave
– Vёrtetim i punёs dhe tё ardhurave nga punёsimi, tё cilat lёshohen nga institucioni dhe qendra e punёs ku punon. Ky vёrtetim duhet tё shoqёrohet edhe me vёrtetim nga Sigurimet Shoqёrore.
- Vёrtetim i pronёsisё sё banesёs
– Ky vёrtetim pronёsie lёshohet nga Agjencia Shetёrore e Κadastrёs (Ҫertifikata e Pronёsisё).
- Vёrtetime mbi gjendjen ekonomike dhe sociale
– Kёto vёrtetime lёshohen nga institucione tё ndryshme, tё cilat pasqyrojnё tё ardhurat apo depozitat tuaja, si psh.: Bankat, Tatimtaksat, Kontrata Qeraje ose aktivitete tё tjera.
- Vёrtetim nga Organet e Njёsisё sё Qeverisjes Vendore tё Vendbanimit pёr sjelljen dhe figurёn morale
– Ky vёrtetim lёshohet nga Organet e Qeverisjes Vendore, si psh.: Bashki, Komunё, Njёsi Administrative.
- Deklarata tё gadishmёrisё sё familjarёve dhe miqve nё mbёshtetje tё aplikantёve birёsues
– Kёto deklarata lёshohen nga familjarёt dhe miqtё, pёr gadishmёrinё e tyre nё mbёshtetje tё familjes dhe integrimin e mirё tё fёmijёs nё kёtё familje.
- Deklaratё e aplikantёve pёrpara Noterit
– Deklaratё pёr gjendjen personale, familjare dhe sociale (arsimi, kushtet e banimit, tё ardhurat financiare).
- Fotografi tё aplikantёve birёsues nё kёmbё
– Pёrmasat 10 – 15 cm.
- TЁ GJITHA DOKUMENTAT E MЁSIPЁRME DUHET TЁ SILLEN NЁ 2 (DY) KOPJE ORIGJINALE OSE FOTOKOPJE TЁ NOTERIZUARA