Loading…

Birësim Vendas

Birësim Vendas

Κush mund të aplikoj për birësim vendas?

 

  • Shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të birësojnë fëmijë shqiptarë, mund të aplikojnë për birësim vendas drejtpërdrejt pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

 

  • Shtetasit e huaj, rezidentë prej dy vjetësh në Republikën e Shqipërisë, mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit Shqiptar të Birësimeve, vetëm nëse legjislacioni i tyre kombëtar e lejon birësimin.

 

  • Shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë Republikës së Shqipërisë, mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit Shqiptar të Birësimeve, me kusht që vendimi gjyqësor shqiptar i birësimit të sjellë pasoja juridike në vendin e tyre të rezidencës.

 

DOKUMENTAT QЁ DUHET TЁ PLOTЁSOJNЁ APLIKANTЁT PЁR BIRЁSIMIN VENDAS

 

1.Kёrkesё pёr motivin e birёsimit drejtuar Komitetit Shqiptar tё Birёsimeve

– Arsyet pse dёshiron tё birёsojё, fёmija qё dёshiron tё presё (seksi, mosha, fёmijё me nevoja tё veҫanta ose jo, etj).

  1. Tё dhёna mbi Gjendjen Civile

– Ҫertifikatё lindjeje, familjare, martese.

  1. Raport mjekёsor dhe historia mjekёsore familjare

– Raport mjeko – ligjor nga komisioni ku shprehet i aftё pёr tё birёsuar njё fёmijё;

– Epikrizё – Histori mjekёsore lёshuar nga mjeku i familjes ose i njёsisё ku banon, atje ku ka kartelёn mjekёsore;

Analizat e SIDA-s dhe Hepatitit.

  1. Vёrtetim i Gjendjes Gjyqёsore, lёshuar nga Sektori i Gjendjes Gjyqёsore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

– Dёshmi Penaliteti.

  1. Vёrtetime tё punёsimit dhe tё tё ardhurave

– Vёrtetim i punёs dhe tё ardhurave nga punёsimi, tё cilat lёshohen nga institucioni dhe qendra e punёs ku punon. Ky vёrtetim duhet tё shoqёrohet edhe me vёrtetim nga Sigurimet Shoqёrore.

  1. Vёrtetim i pronёsisё sё banesёs

– Ky vёrtetim pronёsie lёshohet nga Agjencia Shetёrore e Κadastrёs (Ҫertifikata e Pronёsisё).

  1. Vёrtetime mbi gjendjen ekonomike dhe sociale

– Kёto vёrtetime lёshohen nga institucione tё ndryshme, tё cilat pasqyrojnё tё ardhurat apo  depozitat tuaja, si psh.: Bankat, Tatimtaksat, Kontrata Qeraje ose aktivitete tё tjera.

  1. Vёrtetim nga Organet e Njёsisё sё Qeverisjes Vendore tё Vendbanimit pёr sjelljen dhe figurёn morale

– Ky vёrtetim lёshohet nga Organet e Qeverisjes Vendore, si psh.: Bashki, Komunё, Njёsi Administrative.

  1. Deklarata tё gadishmёrisё sё familjarёve dhe miqve nё mbёshtetje tё aplikantёve birёsues

– Kёto deklarata lёshohen nga familjarёt dhe miqtё, pёr gadishmёrinё e tyre nё mbёshtetje tё familjes dhe integrimin e mirё tё fёmijёs nё kёtё familje.

  1. Deklaratё e aplikantёve pёrpara Noterit

– Deklaratё pёr gjendjen personale, familjare dhe sociale (arsimi, kushtet e banimit, tё ardhurat financiare).

  1. Fotografi tё aplikantёve birёsues nё kёmbё

– Pёrmasat 10 – 15 cm.

  • TЁ GJITHA DOKUMENTAT E MЁSIPЁRME DUHET TЁ SILLEN NЁ 2 (DY) KOPJE ORIGJINALE OSE FOTOKOPJE TЁ NOTERIZUARA

ANKOHU KETU

  • Rruga " Mine Peza ", Pallati 87/3, Shkalla 2, Tirane, Albania
  • +355 42 22 64 65 , +355 42 22 74 87
  • info@kshb.gov.al