271721507_478486920298780_9042391320560903597_n

Ministri i Drejtësisë, fushatë inkurajuese për birësimin e fëmijëve

“Birëso një fëmijë-Dhuro një familje” – Është ky slogani me të cilin Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja dhe kryetarja e Komitetit të Birësimit znj. Alma Sulstarova kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese. Fushata është lançuar në ambientet e Komitetit Shqiptar të Birësimit, në prani edhe të një çifti me tre fëmijë, të cilët në emër të dashurisë dhe mirësisë kanë birësuar një fëmijë shqiptar 10 vjeç.

“Kjo moto duhet të shoqërojë punën e përditshme, jo vetëm të komitetit, por ndoshta edhe më gjerë, Çdo fëmijë meriton të ketë një familje”, u shpreh z. Manja. Sipas tij mungesa e familjes biologjike për një numër fëmijësh, është e rëndë, por ama nuk mungojnë kushtet që këta fëmijë të gjejnë ngrohtësinë dhe dashurinë e një familjeje, pavarësisht nëse janë pa fëmijë, apo kanë fëmijë.

“Shqiptarët e kanë në gen humanizmin prandaj ne do bëjmë gjithçka për inkurajimin e veprimeve të tilla. Tek e fundit, e gjithë Bota mblidhet në sytë e lumtur të një fëmije”, ka thënë z. Manja.

Shpërndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on print
Share on email

ANKOHU KETU