Komiteti Shqiptar i Birësimeve

Synon në Çdo moment mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve
Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve
“Të pranohet që fëmija për një zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit, duhet të rritet në një ambjent familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi!”
Shën Tereza
“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”
Sigmund Freud
“Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri aq të fortë sa mbrojtja prindërore.”
Previous
Next

Mesazh nga Kryetari

“Komiteti Shqiptar i Birësimeve” është shumë i angazhuar që çdo ditë të punojë me përkushtim për t’i siguruar një familje të përhershme çdo fëmije të braktisur.

Synimi ynë parësor është të mbrojmë fëmijët pa kujdes prindëror dhe t’i gjejmë atyre familjen e përshtatshme birësuese duke ruajtur të shenjtë interesin e çdo fëmijë. Per ta përmbushur këtë detyrë ekipi ynë vlerëson çdo element me kujdes maksimal duke bërë më të mirën për të plotësuar nevojat e fëmijëve në familjen birësuese.

Birësimin nuk e vlerësojmë vetëm një proces ligjor dhe social që i siguron familje fëmijës që nuk e ka një të tillë. Birësimi për ne është akt dashurie – është misioni më human që mund të realizojë një institucion! Vetëm duke e konsideruar të tille do të mundemi të përmbushim me sukses detyrën tonë!

Apeli ynë është njerëzor: Bëhu hero për një fëmijë që ka nevojë për ngrohtësinë familjare. Mbushe zemrën dhe jetën me dashurinë e pakushtëzuar të një fëmije. Jepi atij ose asaj të ardhmen për të cilën ka nevojë, ndryshoja jetën me dashurinë tënde!

Alma Sulstarova Laci

Kryetare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve

BIRËSO NJË FËMIJË

Krijo një mundësi për të patur një FAMILJE

AKTIVITETE

Pyetje të shpeshta

Shërbimet e birësimit ofrohen drejtpërdrejtë në zyrat e Komitetit për të gjithë:

  • Shtetasit shqiptar të interesuar për birësim, të cilët kanë vendqëndrim në Shqipëri;
  • Shtetasit e huaj, rezidentë prej dy vjetësh në Republikën e Shqipërisë, vetëm nëse legjislacioni i tyre kombëtar e lejon birësimin;
  • Shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë Republikës së Shqipërisë, me kusht që vendimi gjyqësor shqiptar i birësimit të sjellë pasoja juridike në vendin e tyre të rezidencës.

Në këtë rast, ju duhet të drejtoheni me shkresë ose e-mail në kontaktet e KSHB, si dhe mund të telefononi në numrat e telefonit të vëna në dispozicion, për të lënë një orar takimi për të marr një informacion të përditësuar mbi vazhdimin e procedurave të birësimit.

Mbështetur në nenin 18 “Dokumentacioni i aplikantit birësues”, të Ligjit nr.9695, datë 19.03.2007 “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar, ju mund të tërhiqni me kërkesë një kopje të dokumentacionit të dorëzuar fillimisht, si dhe të dorëzoni dokumentacionin e rifreskuar të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi.

Në rastin e rinovimit të përshtatshmërisë procedura është me e lehtë,  më e thjeshtë dhe e shkurtër në kohë.

Tarifat e shërbimit për procedurat e birësimit të të miturve, paraqiten si më poshtë të ndara sipas llojit të birësimeve:

 

  1. Birësime nga shtetas shqiptar – 20.000 (njëzet mijë) lekë;
  2. Birësime me pëlqim – 10.000 (dhjetë mijë) lekë;
  3. Birësime nga shtetas të huaj që vijnë nga vende jashtë Bashkimit Europian – 1.000 (një mijë) dollarë;
  4. Birësime nga shtetas të huaj që vijnë nga vende të Bashkimit Europian – 700 (shtatëqind) euro.

Pagesa e tarifës kryhet pas miratimit të kërkesës për birësim.

Procedura e birësimit nis në momentin kur dokumentacioni dorëzohet në KSHB dhe konsiderohet i plotë nga sektori juridik dhe social.

Procedura e studimit të aplikantit/ëve birësues deri në marrjen e përshtatshmërisë, zgjatë përafërsisht 3-6 muaj, duke përfshirë zhvillimin e seancave të këshillimit dhe intervistat nga sektori social. 

Periudha e pritjes, nga momenti i marrjes së përshtatshmërisë deri në propozimin e një fëmije, është në varësi të:

  1. numrit të fëmijëve të deklaruar të braktisur, të ardhur pranë KSHB;
  2. aplikantëve të mëparshëm në listëpritje, të cilët përmbushin pothuajse të njëjtat kushte.

Periudha nga propozimi i një fëmije dhe miratimi i birësimit të tij nga Këshilli Drejtues i KSHB deri në përfundimin e procesit gjyqësor, zgjat përafërsisht 3-6 muaj.

Në rast se, aplikanti/ët birësues janë në listë pritje dhe ende nuk janë prezantuar me një fëmijë aplikanti/ët mund të tërhiqen nga procedura me shkrim me vullnetin e tyre të lirë duke tërhequr dhe një kopje të dokumentacionit të dosjes së dorëzuar.

Në rast se, procedura e birësimit ka nisur dhe ka filluar periudha e përshtatshmërisë me fëmijën, tërheqja nga procedurat vlerësohet në bazë të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës.

Mbështetur në nenin 37 “E drejta për informim”, të Ligjit nr.9695, datë 19.03.2007 “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar, prindërit birësues dhe i birësuari, në moshë madhore, mund të paraqesin kërkesë pranë Komitetit për t’u njohur me të dhëna mbi origjinën e të birësuarit dhe historinë e tij.

Kërkesa duhet të përmbajë të dhëna personale për fëmijën e birësuar, si dhe vitin e saktë apo të përafërt të birësimit.

Në raste të veçanta, dhënia e informacionit mund të kufizohet apo të refuzohet, kur ka arsye se prej tij vijnë pasoja të rënda.

Kjo është një rrugë e gabuar e cila sjell pasoja negative psikologjike dhe ligjore si për fëmijën, ashtu edhe për personat të cilët mund të krijojnë afrimitet dhe pritshmëri për një birësim të mundshëm. Të gjithë personat duhet të mirë informohen pranë KSHB, i cili është organ i vetëm përgjegjës për birësimet dhe si informacion primar duhet të marrin në konsideratë faktin se jo të gjithë fëmijët rezidencialë në institucionet e përkujdesit social publike apo jopublike janë fëmijë të deklaruar të braktisur dhe të rregjistruar në listat për birësim pranë KSHB.

Çdokush e meriton të ketë një FAMILJE

Previous
Next

Ndihma Juridike Falas

ANKOHU KETU