Loading…

Historiku i KSHB

HISTORIKU I KSHB

Instituti i birësimeve është rregulluar nga Kodi i Familjes që prej vitit 1982.

Në Shkurt të vitit 1992, Shqipëria ratifikoi Konventën e OKB “Për të drejtat e femijës” e cila hyri në fuqi ne Mars të vitit 1992. Në bazë të kësaj Konvente u hartua Ligi nr.7650, datë 17.12.1992 “Për birësimet e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në kodin e familjes”, i cili u miratua nga Kuvendi më datë 17.12.1992.

Komiteti Shqiptar i Biresimëve u krijua në vitin 1993 me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.7650, datë 17.12.1992 “Për birësimet e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në kodin e familjes”. Më pas është miratuar Ligji nr.9695, në datë 19.03.2007 “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndyshuar.

Komiteti Shqiptar i Birësimeve është Autoriteti Qëndror i vetëm në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në fushën e birësimit vendas dhe ndërvendas.

KSHB në veprimtarinë e tij ka synuar të garantojë interesin më të lartë të fëmijëve të deklaruar të braktisur për të siguruar familje të përshtatëshme dhe të denja në mënyrë që të krijohen kushte për mirërritjen dhe edukimin e tyre.

Ai funksionon si organ kolegjial në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe vepron në përputhje me dispozitat ligjore që janë përcaktuar saktësisht në një sërë konventash, ligjesh dhe derivatesh të tjera që rrjedhin në mbështetje të këtyre të fundit.

Prej krijimit të tij deri në fund të vitit 2019, Komiteti Shqiptar i Birësimeve ka realizuar 712 birësimeve vendase, 424 birësimeve me pëlqim dhe 619 birësime ndërvendase, me një total prej 1755 birësime.

ANKOHU KETU