Aktivitete

Në datën 02.04.2014 u bë i mundur me ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë realizimi i seminarit me objekt “birësimin e fëmijëve dhe proçedurave përkatëse ne këtë kuadër” duke mbledhur për herë të parë në gjithë historikun e këtij institucioni aktorët e sistemit gjyqësor dhe administratës shtetërore për të diskutuar për këtë çështje.

Kryetari i Komitetit Shqiptar të Birësimeve Z. Genci Tërpo ka përfaqësuar Autoritetin Qëndror Shqiptar për çështjen e birësimit në Komisionin Special për operacionet praktike të Konventës së Hagës të 29 majit 1993 ‘Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet ndërvendase’. Kjo konferencë po zhvillohet në Mbretërinë e Hollandës në Hagë në datat 08-12 qershor 2015.

Në këtë konferëncë po diskutohen çështje të rëndësishme lidhur me realizimin e praktikave më të mira në fushën e birësimit ndërvendas dhe paralelisht është trajtuar çështja e bashkëpunimit në nivele të larta mes autoriteteve qëndrore të të gjitha vendeve respektive që kanë ratifikuar Konventën e Hagës të 29 majit 1993 ‘Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet ndërvendase’

 

Me ftesën e Misionit të posacëm për birësimet ndërvendase që operon pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Repubilkës së Francës (MAI) dhe Autoritetit Qëndror Francez për në fushën e birësimit ndërvendas AFA, Kryetari i KSHB-së Z. Genci Tërpo zhvilloi takimet sipas axhendës së programuar nga data 28 shtator – 02 tetor 2015 me qëllim zhvillimin e frymës së bashkëpunimit mes dy vendeve me objektiv birësimin e fëmijëve të braktisur nga ana e çifteve franceze.

MAI është një ndër entet e huaja me të cilën KSHB ka një bashkëpunim shumë të gjerë në fushën e birësimit ndërvendas që ka ndihmuar shumë në gjetjen e familjeve birësuese për një numër të madh fëmijësh me nevoja speciale.

Ky takim nga ana e palës franceze por edhe nga ana jonë u konsideruar si një mundësi mjaft e mirë për të diskutuar në vijim për çështjet që kanë të bëjnë me rëndësinë e proçesit të birësimit dhe problematikat e ndyshme që do të synojnë të minimizohen falë krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta me autoritetet përkatëse franceze

Kryetari i KSHB, Z. Tërpo u mirëprit ditën e parë të takimit prej Ambasadores që drejton shërbimin e MAI-t, Znj. Odile Roussel e cila shprehu vlerësimin e saj për Komitetin Shqiptar të Birësimeve në veçanti për bashkëpunimin frytdhënës të dy viteve të fundit mes dy institucioneve që ka ndikuar dukshëm në garantimin e interesit më të lartë të fëmijëve përmes gjetjes së familjeve birësuese franceze për fëmijët shqiptarë.

Në statistikat e institucionit francez rezultoi se pas një shkëputjeje prej disa vitesh në bashkëpunim e dukshëm me palën shqiptare tashmë ka një ndyshim mjaft thelbësor në dy vitet e fundit duke treguar mbështetjen dhe rëndësinë që po ofron shteti shqiptar në kuadrin e fushës së birësimit ndërvendas me palën franceze.

Në fjalën e saj Znj. Roussel theksoi se që prej tetorit të vitit 2013 e deri aktualisht Misioni i Adoptimeve Nderkombëtare Franceze ka realizuar rreth 8 birësime në Shqipëri në një kohë që më parë ky numër ishte shumë më i vogël dhe aspak domethënës çka tregon një ndyshim esencial dhe pozitiv në kuadrin e politikave që janë aplikuar ngë KSHB së fundmi për të garantuar de-institucionalizimin e fëmijëve mes proçesit të birësimit ndërvendas.

Ajo u shpreh se duket qartësisht një klimë mjaft shpresëdhënese nga ana e KSHB-së për të vijuar në të ardhmen bashkëpunimin duke konfirmuar se pala shqiptare ka bërë hapa të dukshëm në këtë drejtim.Kryetari i KSHB e njohu Znj. Roussel me politikat që po ndiqen nga ana e institucioneve shqiptare në kuadrin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe me rolin që luan Ministria e Drejtësisë dhe posaçërisht Komiteti Shqiptar i Birësimit për të bërë të mundur mbrojtjen e të drejtave të tyre.


• Takim i përfaqësuesve të Komitetit Shqiptar të Birësimeve me autoritete malteze në fushën e birësimit dhe me Ministrin për Standartet Sociale dhe Familjen Z. Michael Farrugia

Me ftesë të Autoritetit Qëndror në fushën e Birësimit në Maltë, përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Birësimeve realizuan një vizitë nga data 13-15 janar 2015.
Konkretisht në datën 13.01.2015 u realizua takimi me Konsullen e Nderit të Shqipërisë në Maltë Znj. Joan Portelli e cila shprehu kënaqësinë e saj në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendve në fushën e birësimit dhe gjithashtu u tregua e gatshme që të ndihmojë sadopak në rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi në vijim.

Më 14 janar 2015 në selinë e Departamentit të Standarteve Sociale dhe Mirëqënies u zhvilluan bisedimet mbi marrëdhëniet dypalëshe. Pala malteze përfaqësohej nga, Drejtoresha e përgjithëshme e këtij shërbimi Znj. Carmen Buttigieg, Znj. Francesca Muscat Camilleri As/Drejtorit dhe Z.Jonathan Silvio Oficer i kërkimeve në Departamentit e Standarteve Sociale dhe Mirëqënies ndërsa pala shqiptare nga Kryetari i KSHB-së

Dr.Buttigieg e informoi Kryetarin e KSHB-së Z.Tërpo në pergjithësi mbi aktivitetin qe ka zhvilluar dhe vazhdon të zhvillojë Departamenti i Standarteve Sociale dhe Mirëqënies i cili kishte një gamë mjaft të gjerë shërbimesh dhe paralelisht mbulonte edhe shërbimin e birësimit në cilësinë e autoritetit qëndror për birësimet në Maltë. Ajo shprehu kënaqësinë rihapjen e mundësive në fushën e birësimit mes dy vendeve gjatë vitit 2014 si dhe për korrektësinë dhe seriozitetin që karakterizon bashkëpunimin gjatë këtij viti midis Komitetit Shqiptar te Biresimeve dhe Departamentit e Standarteve Sociale dhe Mirëqënies dhe njëkohësisht theksoi dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë e të zgjerohet akoma më shumë në të ardhmen.
Z. Tërpo bëri një ekspoze të punës që kryen Komiteti Shqiptar i Birësimeve duke filluar nga përzgjedhja e çifteve, përgatitja e tyre për birësimin dhe se si shoqërohet familja hap pas hapi deri në finalizimin e proçedurës.

Më pas sipas axhendës përkatëse u realizua takimi mjaft i rëndësishëm me Ministrin për Standartet Sociale dhe Familjen Z. Michael Farrugia i cili falenderoi palën shqiptare për mundësinë që u është krijuar çifteve malteze për të birësuar fëmijë në Shqipëri dhe u shpreh se në vijim ky bashkëpunim do të jetë akoma edhe më i lartë nga Ministria që ai drejton. Edhe ai shprehu dëshirën që në të ardhmen të mund të birësojnë më shumë fëmijë nga Shqipëria, duke theksuar se ekipet e tyre janë në gjendjë të gjejnë familje edhe për fëmijë me probleme, apo për 2-3 vëllezër e motra njëkohësisht.

Nga ana e Kryetarit të KSHB u pasqyrua puna e institucionit duke specifikuar në mënyrë të detajuar rëndësinë që ka shërbimi i birësimit në kuadrin e politikave që zbaton KSHB dhe Ministria e Drejtësisë me qëllim garantimin e interest më të lartë të fëmijëve të braktisur.

Më pas, takimi vijoi me një drekë pune me Ministrin për Standartet Sociale dhe Familjen Z. Michael Farrugia dhe pjesëmarrësit në bisedime.
Në po këtë ditë Kryetari i KSHB-së u prit nga përfaqësuesit e shoqatës malteze të birësimeve ku pasqyroi vizionin e punës së KSHB në vijim dhe rëndësinë e bashkëpunimit me palën malteze në vijim.

Përfaqësuesja e shoqatës vlerësoi punën korrekte dhe serioze të Komitetit Shqiptar të Biresimeve përsa i përket respektimit të Konventes së Hages dhe dokumentaticonit përkatës që shoqëron fëmijën e birësuar. Ajo shprehu dëshirën që në të ardhmen të bëhen më shumë birësime në Shqiperi. Ajo vuri theksin në kujdesin që tregohet prej tyre per t’i shoqëruar çiftet birësuese pas mbërritjes së tyre në Maltë me fëmijën dhe në punën që bëhet nga gjithë ekipi i autoritetit maltez për të pasqyruar në raportet pasbirësuese evoluimin e fëmijëve.

Më pas sërisht me ftesë të Ministrit për Standartet Sociale dhe Familjen Z. Michael Farrugia u zhvillua edhë një takim i dytë në forëm e një darke ku palët ndanë qëndrime shumë të ngrohta në bashkëpunimin në vijim mes dy vendeve në fushën e birësimit.

Të gjitha takimet u karakterizuan nga një pritje shumë e ngrohtë dhe nga fryma e mirëkuptimit. Përfundimisht vizita dhe takimet me autoritetet malteze pati një vlerë të veçantë, pasi dha mundësi të shkëmbejmë përvojë lidhur me birësimet,që ato të jenë sa më të sukseseshme.

• Takim i përfaqësuesve të Komitetit Shqiptar të Birësimeve me agjencinë ndërmjetësuese italiane në fushën e birësimit ndërvendas AIBI, “Miqtë e Fëmijëve”

Me ftesën e agjencisë ndërmjetësuese italiane në fushën e birësimit ndërvendas AIBI, “Miqtë e Fëmijëve” Kryetari i KSHB-së zhvilloi takimet sipas axhendës së programuar nga data 09-15 korrik 2015 me qëllim zhvillimin e frymës së bashkëpunimit mes dy vendeve me objektiv birësimin e fëmijëve të braktisur nga ana e çifteve italiane.
Agjencia, AIBI “Miqtë e Fëmijëve ” është një ndër entet e huaja me të cilën KSHB ka një bashkëpunim shumë të gjerë në fushën e birësimit ndërvendas që ka ndihmuar shumë në gjetjen e familjeve birësuese për një numër të madh fëmijësh me nevoja speciale.
Ky takim nga ana e palës italiane por edhe nga ana jonë u konsideruar si një mundësi mjaft e mirë për të diskutuar në vijim për çështjet që kanë të bëjnë me rëndësinë e proçesit të birësimit dhe problematikat e ndyshme që do të synojnë të minimizohen falë krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta me autoritetet përkatëse italiane.
Kryetari i KSHB u mirëprit ditën e parë të takimit prej Presidentit të Agjencisë AIBI-Miqtë e Fëmijëve Z. Marco Griffini i cili shprehu vlerësimin e tij për Komitetin Shqiptar të Birësimeve në veçanti për bashkëpunimin frytdhënës të dy viteve të fundit mes dy institucioneve që ka ndikuar dukshëm në garantimin e interesit më të lartë të fëmijëve përmes gjetjes së familjeve birësuese italiane për fëmijët shqiptarë.
Në fjalën e tij Z. Griffini theksoi se që prej tetorit të vitit 2013 e deri aktualisht agjencia ndërmjetësuese AIBI ka realizuar rreth 10 birësime në Shqipëri në një kohë që më parë ky numër ishte shumë më i vogël çka tregon një ndyshim esencial dhe pozitiv në kuadrin e politikave që janë aplikuar ngë KSHB së fundmi për të garantuar de-institucionalizimin e fëmijëve mes proçesit të birësimit ndërvendas.
Për të bërë një krahasim mes autoritetit qëndror italian dhe shqiptar ai u shpreh se duket qartësisht një klimë mjaft shpresëdhënese nga ana e KSHB-së për të vijuar në të ardhmen bashkëpunimin e cila madje nuk haset as në institucionet italiane duke konfirmuar se pala shqiptare ka bërë hapa të dukshëm në këtë drejtim.
Kryetari i KSHB e njohu Z. Griffini me politikat që po ndiqen nga ana e institucioneve shqiptare në kuadrin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe me rolin që luan Ministria e Drejtësisë dhe posaçërisht Komiteti Shqiptar i Birësimit për të bërë të mundur mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Nga ana e Kryetarit të KSHB u paraqit një pamje e përgjithëshme e punës së KSHB duke u foksuar kryesisht në iniciativat e reja që po ndërmarrim për përmirësim të ligjit, për të eleminuar çdo lloj burokracie me qëllim garantimin e interesave më të larta të fëmijëve shqiptarë që do të jenë në pritje për tu birësuar si dhe do të kërkohet bashkëpunimi për gjetjen e familjeve birësuese për fëmijë me probleme shëndetësore të cilët kanë vështirësi për tu birësuar në Shqipëri.
Paralelisht Z.Griffini vlerësoi iniciativat ligjore për përmirësimin e legjislacionit në fushën e birësimit dhe e quajti këtë të fundit një hap shumë të madh dhe të rëndësishëm duke konfirmuar se për të tilla iniciativa ka nevojë edhe vetë shteti italian.
Më tej në ditët ne vijim tema e diskutimeve konsistoi në fushën e birësimit ndërvendas me drejtuesit e seksioneve të ndyshme të agjencisë, si dhe u realizuan vizita të posaçme në çdo departament të AIBI-t për të njohur nga afër proçedurat që ndjekin bashkëpunëtorët italianë në proçesin e përzgjedhjes dhe këshillimit të çifteve, si dhe për të vizituar klinikën e specializuar të agjencisë italiane në këtë drejtim.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Itali u realizuan edhe disa takime me familje të ndyshme që kanë birësuar fëmijë në Shqipëri dhe me disa familje të cilat janë në pritje të birësimit të fëmijëve të mundëshëm.
U vu re që të gjitha birësimet e kryera kanë funksionuar në mënyrën më të mirë duke treguar edhe një herë që është arritur qëllimi i birësimit përmes gjetjes së fëmijeve më të mira për të gjithë fëmijët e birësuar në Itali.
Në ditën e fundit të takimit u vizitua edhe projekti i ri i agjencisë AIBI për integrimin e nënave biologjike dhe fëmijëve të tyre në jetën sociale në shtetin italin duke u ofruar mundesi akomodimi dhe kushte optimale në godinën e re “ Shtëpi-Familje” në zonën e Melanzanos në Milano e cila ishte rrjedhojë e një investimi shumë të madh nga ana e donatorëve italianë për të siguruar një vijueshmëri të jetës familjare për prindërit biologjike në nevojë.
KSHB e vlerëson si me mjaft rëndësi këtë kohë takimesh me autoritetet italiane me të cilat bashkëpunon dhe ftoi edhe palën italiane për të ardhur në Shqipëri për të parë dhe prekur eksperiencat konkrete në institucionet shqiptare lidhur me veprimtarinë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Përfaqësuesit e AIBI shprehën dëshirën dhe premtuan që brenda vitit të ardhëshëm do të jenë prezent në Shqipëri për të vizituar KSHB dhe për të mundësuar edhe celjen në vijim të programeve të posaçme për vendin tonë me qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 

 

 

 

Në datën 19 Shkurt 2016 në Tiranë, Ministri i Drejtësisë Z.Ylli Manjani dhe Kryetari i Komitetit Shqiptar të Birësimeve Z. Genci Tërpo realizuan një takim me Presidenten e Maltës Znj. Marie Louise Coleiro Preca dhe me Ministrin për Standartet Sociale dhe Familjen të Republikës së Maltës  Z. Michael Farrugia ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e birësimit ndërvendas.

Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtoresha e Përgjithëshme e Departamentit të Standarteve Sociale  të Republikës së Maltës, Znj.Carmen Buttigieg.

Presidentja e Maltës Shkëlqesia e Saj, Znj. Marie Louise Coleiro Preca ndau me nota pozitive për pjesëmarrësit, bashkëpunimin mes dy vendeve dhe garantoi ndihmën e institucioneve malteze në favor të institucioneve shqiptare.

Ministri për Standartet Sociale dhe Familjen Z. Michael Farrugia e falenderoi palën shqiptare për mundësinë që u është krijuar çifteve malteze për të birësuar fëmijë në Shqipëri dhe u shpreh se në vijim ky bashkëpunim do të jetë akoma edhe më i lartë nga Ministria që ai drejton.

Nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë Z. Ylli Manjani shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për të shtuar bashkëpunimin me palën malteze dhe e cilësoi Maltën si një vend prioritar për të punuar në këtë drejtim.

Ministri i Drejtësisë Z.Ylli Manjani vlerësoi rëndësinë e takimit mes dy palëve si një mundësi e shtuar për institucionet shqiptare për të përfituar nga eksperienca e Maltës.

Gjithashtu nga ana e Kryetarit të KSHB, Z. Genci Tërpo u pasqyrua puna e institucionit  duke specifikuar në mënyrë të detajuar rëndësinë që ka shërbimi i birësimit në kuadrin e politikave që zbaton KSHB dhe Ministria e Drejtësisë me qëllim garantimin e interesit më të lartë të fëmijëve të braktisur si dhe për iniciativat ligjore që tashmë janë pjesë e kuadrit ligjor shqiptar që po implementohen nga insitucionet ligjzbatuese.

 

 

 

Komiteti Shqiptar i Birësimeve dhe Drejtoria e Përgjithëshme e Shërbimit Social Shtetëror në 4 shkurt 2016 zhvilluan një takim me 17 drejtues të Shtëpive Rezidenciale të Fëmijëve në Shqipëri (publike dhe jo publike) për të diskutuar jo thjesht mbi praktikat e përmirësuara ligjore të birësimeve, por edhe për të punuar më fort për fuqizimin e familjeve dhe frenimin e braktisjes së fëmijëve.

Në këtë takim Kryetari I KSHB-së Z. Genci Tërpo dhe Drejtoresha e Përgjithëshme e Shërbimit Social Shtetëror Znj. Etleva Bisha i kushtuan rëndësi çështjes së zbatimit të ligjit nga ana e institucioneve të përkujdesjes sociale. Takimi përfundoi me diskutimin edhe të disa rasteve specifike që u përcollën për mendim nga ana e drejtuesve të institucioneve të përkujdesjes.

 

Vizita e Kryetarit  të KSHB në Republikën e San Marinos në  shtator 2016

Me ftesë të Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme të Republikës së San Marinos Z. Pasquale Valentini, Kryetari i Komitetit Shqiptar të Birësimeve realizoi  një vizitë në  San Marino ne shtator 2016 me qëllim ndarjen e eksperiencave dhe zhvillimin e frymës së bashkëpunimit me objektiv birësimin e fëmijëve të braktisur nga ana e çifteve sanmarineze.
Përcaktimi i datave të takimit u realizuar sipas axhendës së përcaktuar prej palës sanmarineze duke komunikuar me Znj. Sylvie Bollini me cilësinë e Drejtoreshës së Departamentit të Punëve të Jashtme dhe drejtueses së Autoritetit Qëndror për Birësimin Ndërvendas të Republikës së San Marinos.
Konkretisht në datënKryetari i KSHB u prit nga Dr.Marina Tamagnini, e cila krijoi mundësinë për të vizituar Parlamentin e Republikës së San Marinos ku dhe informoi për mënyrën e organizimit të këtij institucioni duke realizuar dhe takimin me stafin administrativ të institucionit.
Më pas Kryetari i KSHB-së u mirëprit në një takim të posaçëm të nivelit teknik në Pallatin Begni ku u zhvilluan diskutime me Magjistratin (Komisarin) Feliçi ku ky i fundit u informua në mënyrë të detajuar për proçedurat ligjore që ndiqen në Republikën e Shqipërisë përsa i përket shërbimit të birësimit në të gjitha hapat përkatëse si dhe me përmirësimet që jane realizuar në fushën e legjislacionit mbi të drejtën e familjare në vendin tonë. Magjistrati Feliçi evidentoi se hapat që janë ndërmarrë në Shqipëri për respektimin e të drejtave të fëmijëve përmes proçesit të birësimit janë vërtetë shumë pozitivë dhe mjaft të përparuar dhe shërbejnë për të garantuar ruajtjen e një standarti mjaft të lartë europian për garantimin e punës së këtij shërbimi. Gjithashtu ai informoi Kryetarin për mënyrën se si proçedohet në shtetin sanmarinez lidhur me hapat që ndiqen në dhënien e përshtatshmërisë për aplikantët përkatës.
Takimi i radhës së Kryetarit të KSHB-së u realizuar me Drejtorin e Shërbimit për të Miturit Z. Venturini në prezencë të përgjegjësve të sektorëve sociale Znj.Irene Mazza e Znj. Laura Macina.
Drejtori i Shërbimit për të Miturit Z. Venturini shprehu kënaqësinë për korrektësinë dhe seriozitetin dhe profesionalizmin që karakterizon “Komitetin Shqiptar të Biresimeve” lidhur me shërbimin që ofrohet dhe njëkohësisht theksoi dëshirën që të zhvillohet bashkëpunimi edhe me shtetin e San-Marinos. Gjithashtu Z.Venturini informoi në takim në përgjithësi edhe mbi aktivitetin  qe ka zhvilluar dhe vazhdon të kryejë shërbimi që ai drejton.
Nga ana e Kryetarit të KSHB u pasqyrua puna e institucionit duke specifikuar në mënyrë të detajuar rëndësinë që ka shërbimi i birësimit në kuadrin e politikave që zbaton KSHB me qëllim garantimin e interesit më të lartë të fëmijëve të braktisur si dhe u mirëprit kërkesa e drejtorit Venturini për të bashkëpunuar me Republikën e San Marinos.
Më pas Kryetari i KSHB-së u rikthye në Pallatin Begni ku shefi i protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme e shoqëroi në zyrën e Ministrit të Jashtëm Z. Pasquale Valentini për të realizuar takimin kryesor.
Z. Tërpo u mirëprit prej Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme të Republikës së San Marinos Z. Pasquale Valentini në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor me prezencën edhe të trupës së televizionit shtetëror të Republikës së San Marinos duke e transmetuar takimin në edicionin e lajmeve në median shtetërore. (http://www.smtvsanmarino.sm/video/attualita/adozioni-internazionali-collaborazione-aperta-albania-08-09-2016).
Z. Valentini vlerësoi punën korrekte dhe serioze të Komitetit Shqiptar të Biresimeve përsa i përket respektimit të Konventes së Hages dhe dokumentaticonit përkatës që shoqëron fëmijën e birësuar dhe e cilësoi këtë takim si një event mjaft të rëndësishëm për bashkëpunimin mes të dy vendeve.
Z.Valentini vuri theksin në kujdesin që tregohet prej tyre per t’i garantuar çiftet birësuese pas mbërritjes së tyre në San Marino me fëmijën dhe në punën që bëhet nga gjithë ekipi për të pasqyruar në raportet pasbirësuese evoluimin e fëmijëve.
Edhe ai shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim si dhe dëshirën që në të ardhmen çiftet san marineze të mund të birësojnë fëmijë nga Shqipëria, duke theksuar se ekipet e tyre janë në gjendje të gjejnë familje për fëmijët e deklaruar të braktisur.
Kryetari i KSHB-së e falenderoi Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Republikës së San Marinos Z. Pasquale Valentini për ftesën dhe për të gjithë organizimin e takimeve që ishin realizuar sipas axhendës përkatëse. Z. Tërpo u ndal tek rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve e cila është mjaft e herëshme dhe përkon për mbi 40 vite bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm dhe shprehu vullnetin që autoriteti shqiptar në fushën e birësimeve është i gatshëm të bashkëpunojnë në fushën e birësimit me autoritetin qëndror në fushën e birësimit të Republikës së San Marinos.
Më pas takimi radhës vijoi me vizitën në kampusin edukativ të Republikës së San-Marinos ku Kryetari i KSHB-së u takua me drejtuesit e shkollave të arsimit fillor dhe të mesëm përkatësisht me Drejtorin e Arsimit 9 vjeçar Z. .Giacomini e Drejtorin e Arsimit të Mesëm .Z.Berardi.
Të dy drejtuesit sqaruar mënyrën se si është ndërtuar sistemi i edukimit deri në shkollat e mesme në Republikën e San Marinos dhe bënë të mundur që të vizitoheshin kampuset përkatëse.
Një moment i rëndësishëm në takimin e radhës ishte edhe vizita me drejtuesin e spitalit të Pediatrisë së Republikës së San–Marinos Dr.Romeo i cili bëri të mundur në vizitimin çdo sallë të spitalit modern dhe na spjegoi hapat që ndiqen nga shteti përkatës për të garantuar shëndetin e të gjithë banorëve të vendit.
Gjithashtu pjesë e axhendës së takimeve ishte edhe takimi me Sekretarin e Përgjithëshëm të Komitetit Olimpik të San Marinos Z. Eros Bologna i cili pasqyroi rëndësinë që ka sporti në jetën e qytetarëve të San Marinos dhe prezantoi fasilitetet që i janë krijuar komunitetit san-marinez nga Komiteti Olimpik i këtij vendi.
Të gjitha takimet u karakterizuan nga një pritje shumë e ngrohtë dhe nga fryma e mirëkuptimit. Përfundimisht vizita dhe takimet me autoritetet sanmarineze pati një vlerë të veçantë, pasi u dha mundësi të shkëmbejmë përvojë lidhur me birësimet, që ato të jenë sa më të sukseseshme.

 

Grupi i punës për parandalimin dhe trajtimin e praktikave të paligjshme në birësimit

 

Nga datat 13 deri më 15 tetor 2016, Kryetari i KSHB mori pjesë në grupin e punës për parandalimin dhe trajtimin e praktikave të paligjshme në birësimit. Ky takim u zhvillua pranë Zyrës së Përhershme të Konventës për të Drejtën Private dhe Ndërkombëtare në Hagë. Takimi u zhvillua me pjësëmarrje nga 36 ekspertë të disa vendeve të botës dhe me anëtarë të Zyrës së Përhershme. Ekspertët përfaqësuan 20 shtete, dy nga shtetet e origjinës në të cilin përfshihet edhe Shqipëria dhe pjesa tjetër me përfaqesues nga shtetet pritës, si dhe tre vëzhgues nga organizatat ndërkombëtare.

Grupi i Punës gjatë ditëve të zhvillimit të takimit pati si objektiv marrjen në konsideratë zhvillimin e formave më efektive dhe praktike të bashkëpunimit ndërmjet shteteve për të parandaluar dhe për të trajtuar raste specifike të abuzimit në fushën e birësimit. Pas diskutimeve, Grupi Punues u pajtua t’i rekomandojë Këshillit për Çështje të Përgjithshme dhe Politikave të Konferencës së Hagës një nën-grup përfaqësues të themeluar, me qëllim për të zhvilluar disa mekanizma të cilat do të ndihmojnë shtetet dhe të tjerët për të parandaluar dhe adresuar praktikat e paligjshme .

Konkluzionet dhe rekomandimet e Grupit të Punuës janë aktualisht në dispozicion vetëm në gjuhën angleze dhe mund të aksesohen në faqen zyrtare online të Sekretariatit të Konventës së Hagës për të Drejtën Private dhe Ndërkombëtare. Këto konkluzione do të paraqitet për miratim në takimin e marsit 2017 të Këshillit për Çështje të Përgjithshme dhe Politikave të Konferencës.

 

Takimi i autoritetit qëndror shqiptar në fushën e birësimit me autoritetin qëndror belg

Kryetari i KSHB-së, me ftesë të Autoritetin Qëndror Belg të Komunitetit Francez në fushën e birësimit dhe Agjencisë Ndërmjetësuese në fushën e birësimit ndërvendas belge Amarna zhvilloi një vizitë disa ditore në tetor 2016 në Bruksel me qëllim ndarjen e eksperiencave dhe zhvillimin e frymës së bashkëpunimit me objektiv birësimin e fëmijëve të braktisur nga ana e çifteve belge.

Ky takim nga ana e palës belge dhe nga pala shqiptare u konsiderua si një mundësi mjaft e mirë për të diskutuar në vijim për çështjet që kanë të bëjnë me rëndësinë e proçesit të birësimit, falë krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta me autoritetet homologe dhe për të bërë të mundur bashkëpunimin për herë të parë në fushën e birësimit ndërvendas mes këtyre shteteve.

Paralelisht axhenda e takimeve përkoi kryesisht me realizimin e diskutimeve në fushën e birësimit ndërvendas ku u trajtuan aspektet teknike dhe ligjore për të bërë të mundur zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Drejtori i Autoritetin Qëndror Belg të Komunitetit Francez Z. Didier Dehou shprehu vlerësimin maksimal për punën që ka bërë Komiteti Shqiptar i Birësimeve në tre vitet e fundit me qëllim përmbushjen e objektivave përkatës dhe paralelisht garantoi bashkëpunimin e institucionit të tij me palën shqiptare në vijim.

Nga ana e Kryetarit të KSHB Z. Genci Tërpo u trajtua një pamje e përgjithëshme e punës së KSHB në vitet e fundit, duke u foksuar kryesisht në implementimin e iniciativave të reja dhe ndyshimeve pozitive që erdhën pas proçesit të përmirësimit të ligjit, për sigurimin e interesave më të larta të fëmijëve shqiptarë, si dhe u garantua ruajtja e standartit të bashkëpunimit në vijim për gjetjen e familjeve birësuese belge për fëmijë të cilët kanë vështirësi për tu birësuar në Shqipëri.

Gjithashtu në takimet e realizuara me agjencinë ndërmjetësuese në fushën e birësimit Amarna pala shqiptare u njoh nga më afër me proçedurat e proçesit të birësimit ndërvendas në shtetin belg.