KRYETARI I KOMITETIT SHQIPTAR TË BIRËSIMIT
Z. Genci Tërpo ka lindur në Ersekë, Kolonjë në 12.04.1981. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ka përfunduar studimet Master në Shkenca Juridike - E Drejta Publike/Profili e Drejta Kushtetuese dhe Administrative me rezultate të larta. Ka një përvojë administrative 11 vjeçare gjatë të cilës ka përmbushur me përgjegjshmëri dhe përkushtim detyra në pozicione ekzekutuese dhe drejtuese.
Ka një ekperiencë të gjatë pune dhe anëtar aktiv i shoqërisë civile në Shqipëri dhe ka punuar si avokat, këshilltar ligjor, drejtues dhe koordinator projektesh në fushën e të drejtave të njeriut dhe të çështjeve të drejtësisë, në fushën e përmirësimit të legjislacionit, luftes kunder korrupsionit, proçeseve elektorale, sistemit penitenciar, çështjes së minoriteteve, grave dhe femijëve dhe grupeve të marxhinalizuara
Ka kryer një numër të madh trajnimesh brenda dhe jashtë vendit në çështje që lidhen me të drejtat e njeriut dhe të drejtave të fëmijëve, sistemin e drejtësisë etj. Është autor i një numri publikimesh në fushën e së drejtës dhe vecanërisht në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Që prej tetorit 2013 ushtron detyrën e Kryetarit të Komitetit Shqiptar të Biresimeve duke drejtuar Autoritetin Qëndror në fushën e birësimit në Shqipëri, në varësinë e Ministrisë së Drejtesise. Është Kryetar i Bordit Drejtues te Komitetit Shqiptar te Biresimeve dhe Anëtar i Bordit të Komisionit të Miratimit të Agjencive Ndërmjetësuese të Huaja pranë Ministrisë së Drejtesisë. Është zotërues shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.