HISTORIKU I KSHB

Pas vitit 90 Instituti i birësimeve vazhdoi të rregullohej nga kodi i Familjes i vitit 1982.Në Shkurt të vitit 1992 Shqipëria ratifikoi Konventën e OKB” Për të drejtat e femijës” e cila hyri në fuqi ne Mars të vitit 1992. Në bazë të kësaj Konvente u hartua ligi Nr.7650 “Për birësimin e të miturve nga shtetas të huaj si dhe për disa ndryshime në kodin e familjes’ i cili i miratua nga Kuvendi më 17.12.1992. Komiteti Shqiptar i Biresimëve u krijua në vitin 1993 me hyrjen në fuqi të ligjit nr 7650 dt 17.12.1992 “Për birësimet e të miturve nga shtetas te huaj dhe për disa ndryshime në kodin e familjes”. Më pas është miratuar Ligji nr 9695 date 19/03/2007 “ Për proçedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”i ndyshuar.Komiteti Shqiptar i Birësimeve është Autoriteti Qëndror i vetëm në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në fushën e birësimit vendas dhe ndërvendas. KSHB në veprimtarinë e tij ka synuar të garantojë interesin më të lartë të fëmijëve të deklaruar të braktisur për të siguruar familje të përshtatëshme dhe të denja në mënyrë që të krijohen kushte për mirërritjen dhe edukimin e tyre. Ai funksionon si organ kolegjial në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe në përputhje me dispozitat ligjore që janë përcaktuar saktësisht në një sërë konventash, ligjesh dhe derivatesh të tjera që rrjedhin në mbështetje të këtyre të fundit. Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimarrës i Komitetit dhe përbëhet nga Kryetari, si dhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, i Ministrisë që mbulon fushën e Shëndetësisë, i Ministrisë që mbulon fushën e Arsimit dhe Shkencës, i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i Ministrisë që mbulon fushën e Rendit Publik, i Ministrisë që mbulon fushën e Financave, i Ministrisë që mbulon fushën e Çështjeve Sociale, një Pedagog i së Drejtës Familjare nga universitetet publike dhe një përfaqësues i Shoqatës së Jetimëve. Kryetari i Komitetit drejton Këshillin Drejtues dhe Sekretariatin Ekzekutiv. Sekretariati Ekzekutiv përbëhet nga specialistë të fushave të ndryshme, të cilët ndihmojnë Këshillin Drejtues në funksionet e veta.